Deputetja Rudina Hajdari ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush LUAN” ku u bë pjesë e lojrave dhe sfidave të ndryshme.

Skuadra ku ajo bënte pjesë në emision humbi njërën nga sfidat dhe deputetes iu desh t’i përgjigjej një pyetje jo pak të sikletshme. Asaj iu desh të tregonte emrin e një personazhi të famshëm, me të cilin ka patur fantazinë më të shfrenuar seksuale.

“Shyqyr që mund të zgjedhim personazhe jashtë, se këtu rrethi do ishte shumë i ngushtë. Kam patur edhe unë aktorë të preferuar, si Brad Pitt”, tha ajo.