Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaroi sot se është e gatshme të bashkohet me opozitën për zgjedhjet e 25 prillit po me kushtin që të mos jetë Basha kryeministri i ardhshëm. Mirëpo pjesë e opozitës është edhe LSI, çfarë mendimi ka Topalli për këtë. Topalli u shpreh e prerë: Nuk më lidh asgjë me LSI-në!

“Të gjithë të tjerët, forcat e reja politike kanë lindur nga politikat e përçarjes të së djathtës. Prandaj është shumë e nevojshme të bashkohemi bashkë, për të pasur një pikë kthese. Në kohë krizash, dhe kjo është kohë krizash, ka edhe mundësi. PS nuk do t’ia kishte dalë kurrë që të merrte mandatin e dytë dhe kam frikë se do të marrë edhe të tretin, nëse opozita nuk do të blihej”, theksoi ish-kryeparlamentarja.