Zlatan Ibrahimovic ka lënë prapa shqetësimet. Sulmuesi është rikthyer me skuadrën që këtë vit synon Serinë A. Ibra u dëmtua në nëntor dhe ka munguar shkaku problemeve muskulore, por do të kthehet në aksion sonte kundër Torinos, raporton Gazeta Express.

Stefano Pioli nuk ka treguar nëse do të startojë, e rëndësishme është fakti se Ibrahimovic është gati dhe mund të ndihmojë skuadrën nga minuta në minutë. Lajmi tjetër i mirë është Calhanoglu, edhe ai ka lënë prapa shqetësimet dhe është ftuar për takimin e së shtunës.

Pas 16 xhirove në Serie A, Milan vazhdon të jetë lider edhe përkundër humbjes nga Juventusi. Kuqezinjtë tani kanë 37 pikë, një më shumë se Interi dhe shtatë më shumë se Juventusi, por “Zonja e Vjetër”.