IFFHS (Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll) ka zgjedhur 20 lojtarët më të mirë të shekullit dhe në majë është Lionel Messi. Instituti i statistikave ka analizuar paraqitjet e lojtarëve në periudhën 2011-2020 dhe i ka renditur duke marrë për bazë klasifikimin e tyre vit pas viti.

Vendit të parë i kanë shkuar 20 pikë, të dytit 19 dhe kështu me radhë deri në vendin e 20-të, që merr një pikë. Argjentinasi i Barcelonës nuk ka pasur rivalë, pasi e ka fituar këtë çmim në vitin 2015, 2016, 2017 dhe 2019, ndërkohë që në dalë i dyti në vitet 2011, 2014, 2018 dhe 2020.

Gjatë kësaj dekade Messi ka fituar 4 herë Topin e Artë, 6 tituj në La Liga, 5 Kupa Mbreti, 4 Superkupa të Spanjës, 2 Champions League, 2 Superkupa të Europës dhe 2 Kupa Bote për klube me fanellën e Barcelonës.

I dyti në listë është Andres Iniesta, i cili e ka fituar dy herë ccmimin e lojtarit të vitit, 2012, 2013, duke lënë pas vetes Luka Modric (2018), Kevin De Bruyne (2020) dhe Toni Kroos (2014). Cristiano Ronaldo nuk është as në dhjetëshen më të mirë të dekadës.

Portugezi renditet në vendin e 12-të dhe lihet pas nga emra si Eden Hazard, Neymar, Mesut Ozil, Andreal Pirlo, Yaya Toure dhe Xavi. Më poshtë ju sjellim renditjen e plotë për 20 lojtarët më të vlerësuar të shekullit, sipas IFFHS.