Ramen Çepele është talenti shqiptar që pritet të shkëlqejë në nivelet e larta Europiane. Mbrojtësi me origjinë nga Fieri, vendosi rekord në Kombëtaren e Shqipërisë me debutimin e tij ndaj Kosovës.
17-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, teksa së fundmi është prestigjozja “Calciomercato” e cila shkruan për futbollistin i cili aktualisht është pjesë e Hanoverit.
“Ndoshta, ku i dihet, ndoshta një ditë Çepele do të luajë për Juventusin që ka thërritur në stadium për të që fëmijë”, shkruhet në artikullin e “Calciomercato”. E kaluara me të rinjtë e Interit e ka përforcuar së tepërmi, por e ardhmja mund të jetë sërish në një tjetër klub prestigjoz italian.