Mbrojtësi i Manchester City-t, Eric Garcia ka arritur një marrëveshje në lidhje me kushtet personale me Barcelonën. Lajmin e ka konfirmuar “Goal.com”, por ka ende disa detaje për t’u definuar para kalimit të lojtarit në “Camp Nou”. Është e kuptueshme që lëvizja në formë huazimi e Carles Alena në Getafe ka krijuar fonde të mjaftueshme për gjigantët katalanas për të përfunduar një marrëveshje me Garcian, me pozicionin problematik të qendërmbrojtësit që kishte nevojë të përforcohet derisa Barcelona po kërkon ta zvogëlojë hendekun me liderin e tabelës në La Liga, Atletico Madrid.
Para se të bëhet një ofertë zyrtare, megjithatë, presidenti i përkohshëm Carles Tusquets do të kërkojë nga të katër kandidatët presidencialë mendimin e tyre përpara votimit më 24 janar dhe nëse të gjithë japin dritën jeshile, klubi do të bëjë lëvizjen e tyre. Zgjedhjet mund të shtyhen si rezultat i ndërlikimeve të koronavirusit, që do të thotë se presidenti i ri, ka të ngjarë të zgjidhet Joan Laporta, mund të emërohet pasi dritarja e transferimeve të janarit të jetë mbyllur, prandaj “Blaugranët” vazhduan përpara me planet e tyre.
Është gjithashtu e kuptueshme që Barca do të ofrojë vetëm 5 milionë euro për Garcian, kontrata e të cilit me City-n mbaron në verë, por që skuadra e Pep Guardiolas kishte shpresuar të merrte një ofertë më të madhe për një lojtar i cili ka qenë në klub që nga viti 2017.