Në SHBA është traditë që Zonja e Parë në ikje t’i bëjë një shëtitje nëpër Shtëpinë e Bardhë Zonjës së Parë të ardhshme, ndërkohë që bëhen ndryshimet në presidencë. Edhe Michelle Obama ftoi në janar të 2017-tës Melania Trump për një turne rreth shtëpisë, pavarësisht se asokohe Donald Trump vinte në dyshim shtetësinë e bashkëshortit të saj, ish-presidentit Barack Obama. Ndërkohë CNN ka raportuar së fundmi se Melania do e thyejë këtë traditë, pasi nuk do të ndodhë shëtitja në Shtëpinë e Bardhë mes Melania Trump dhe Jill Biden.
“Melania Trump do të jetë e para Zonjë e Parë moderne që nuk do të ftojë gruan që do të zëvendësojë atë në Shtëpinë e Bardhë për një shëtitje në dhomat private në katet e dyta dhe të treta”, ka thënë një burim. Ndërkohë diçka e tillë ishte paralajmëruar, sepse që javën e kaluar u tha se Melania nuk i kishte bërë ende asnjë ftesë Jill Biden. Ditën e nesërme Joe Biden dhe zëvendës presidentja, Kamala Harris, do të inagurojnë nisjen e detyrës së tyre të re në krye të SHBA-ve. Disa javë më parë pati një konflikt, që rezultoi edhe me disa të vdekur, në Capitol, pasi mbështetësit e Trump refuzojnë të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.