Antonio Rudiger ka pranuar në javët e kaluara se mund të largohet nga Chelsea për të gjetur më shumë hapësira. Ish-mbrojtësi i Roma-s, i mbyllur te londinezët nga kolegët e repartit, nuk është i kënaqur me hapësirën e pakët që i është dhënë deri tani nga trajneri Lampard.
Ja pse po mendon të largohet nga Blutë që në merkaton e janarit. Një nga skuadrat më të interesuara për gjermanin është Juventus dhe, sipas todofichajes.com, bardhezinjtë kanë nisur negociatat me Chelsea-n për ta huazuar Rudiger deri në fundin e sezonit. Juventus mund të ketë edhe një opsion për ta blerë lojtarin verën e ardhshme.
Futbollisti do të përforconte mbrojtjen e Andrea Pirlo-s, që në këtë sezon ka humbur për shkak dëmtimit Chiellini-n dhe Demiral-in, duke patur në dispozicion vetëm Danilo, Bonucci dhe De Ligt.