Moderatorja e njohur, Lei Kraja ishte e ftuar në emisionin ?E ardhmja është vajzë? me Ermira Çaushollin në ABC. Lei foli edhe për divorcin e prindërve të saj vite më parë, që i ka lënë akoma dhe sot e kësaj dite gjurmë. ?Vështirësitë e jetës mund t?i ndaj në 3 etapa. Një nga këto është kur u ndanë prindërit e mi, gjë që ishte shumë e vështirë për mua. Shqiptarët e bëjnë pak tragjike ndarjen edhe për ne ishte shumë e vështirë në atë kohë nga ana emocionale se ishim 4 fëmijë.?, ka rrëfyer Lei.
Më pas ajo shton: ?Kur u ndanë unë isha 13-14 vjeçe dhe isha më e madhja e fëmijëve. është periudhë shumë delikate se ti akoma nuk e di kush je, çfarë je, jo se ke nevojë për të dy prindërit, por mënyra si u trajtua ajo çështje e bëri të vështirë.?
?Pastaj mami na mori përsipër nga ana financiare, jo se po hedh babin poshtë, por nga ana financiare është pak e vështirë në mes të Amerikës një grua të rrisë 4 fëmijë me të gjithë të mira?, ka treguar Lei ndërkohë që është prekur dhe nisi të lotojë në studio duke prekur edhe të ftuarit e tjerë.