Joan Laporta mendon se Lionel Messi do të mbetet në Barcelonë, derisa ai beson se Eric Garcia do t’i bashkohet klubit në fund të sezonit Lionel Messi do të “bëj gjithçka që është në fuqi të tij” të rrijë në Barcelonë derisa ai ta këtë një ofertë të përshtatshme, sipas presidentit potencial të Barcelonës Joan Laporta. E ardhmja e Messi vazhdon të jetë pjesë e spekulimeve dhe debateve për disa muaj, me kapitenin e klubit, i cili deshi të largohet nga klubi në fund të gushtit.
Në atë kohë, ai dëshironte që të lirohej nga obligimet e klauzolës së kontratës që bënte atë të largohej si lojtar i lirë, por Barça refuzoi dhe ndali largimin derisa Messi nuk dëshironte gjyq me klubin e tij. Që nga atëherë Messi ka bërë disa goditje klubit, edhe pse mendohet që dorëheqja e hershme e presidentit të Barcelonës Josep Maria Bartomeu në tetor e që u mendua se do të jetë një hap pozitiv që Barça të rindërtojë urat e bashkëpunimit përsëri me Messi. Kontrata e Messi skadon në fund të sezonit dhe ai i ka siguruar fansat se nuk do të merr ndonjë vendim derisa të përfundojë zgjedhja dhe fushata për president të Barcelonës.
Laporta shihet si favorit për ta pasuar Bartomeun kur të mbahen zgjedhjet presidenciale e që ai mund të vazhdojë që në shkurt apo mars, derisa ai është i bindur që Messi dëshiron që të qendrojë në Blaugrana. “Messi tani është i fokusuar për ta zënë Atletico Madridin në La Liga dhe do të luajë për fitore kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve”, citohet të këtë thënë Laporta për Sport. “Nuk e di nëse ai do të luajë të dielën (në finalen e Superkupës së Spanjës) por ai do të jetë në bankë dhe kjo është e rëndësishme që Leo t’i inkurajojë shokët e skuadrës për fitore”. “E shoh atë gjithmonë e më të lumtur, ai po e shijon këtë. E di që ai dëshiron që të qendrojë dhe e di që ai do të bëjë gjithçka nga vetja e tij që të rrijë sa më gjatë në klub dhe ne duhet t’ia ofrojmë një ofertë që i përshtatet atij që të rrijë”.
Një lojtar që duket se do të arrijë në Barçë nga Manchester City është mbrojtësi Eric Garcia, i cili është lidhur gjatë me një rikthim të tij në Camp Nou, ku edhe e filloi karrierën e tij. Laporta ka kuptuar që Garcia nuk do t’i bashkohet klubit këtë muaj, duke besuar se bordi i ri do të pajtohet me transferimin e tij por që ai do të jetë në klub në fund të sezonit pasi t’i skadojë kontrata me City. Ndeshja e ardhshme e Barçës është finalja e Superkupës spanjolle kundër Athletic Bilbao të dielën, me Messi që mund të mos luajë për shkak të një lëndimi në këmbë.