Meqë Lionel Messi dhe Mesut Ozil e theksuan dëshirën së fundmi për të luajtur në MLS, duket se Shtetet e Bashkuara janë bërë destinacion atraktiv për yjet e moshuara të Evropës. Fjalët e tyre nuk kanë kaluar pa u dëgjuar në ligën elitare të futbollit në Amerikë, me një numër ekipesh atje që kanë filluar të ëndërrojnë për afrimin e yjeve nga Evropa, transmeton Gazeta Express.

Radamel Falcao mund t’i bashkohet Inter Miamit. Skuadra e David Bechkam Miami e ka afruar Gonzalo Higuanin tashmë dhe dëshiron ta formojë një front vrastar në sulm me Falcaon dhe argjentinasin.

Ozil është ëndërr e DC United. Ish-skuadra e Wayne Rooney, DC United, është e interesuar në mesfushorin gjerman dhe i ka bërë ofertë atij tashmë. Ai mund t’i bashkohet asaj në verë, kur t’i përfundojë marrëveshja me Arsenalin.

Messi, ylli të cilin e duan të gjithë. Messi e pranoi se dëshiron të luajë në MLS para se të pensionohet, dhe New York City FC është kandidat i fortë për ta afruar argjentinasin, por do t’i duhet ndihma e Manchester City, klubi i Premierligës për të cilin Messi pritet të luajë në të ardhmen.

Luis Suarez mund të ribashkohet me Messin në MLS. Suarez ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2022, por mund të luajë me Messin në MLS pas verës së vitit 2022.

Cristiano Ronaldo mund t’i bashkohet Nanit në Orlando. Besohet se Cristiano i ka thënë Nanit se do të dëshironte t’i bashkohet atij në MLS, prandaj ata mund të luajnë së bashku në Orlando City, ku në të kaluarën luajti edhe Kaka.