Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha sot se ndërsa një “pasaportë vaksine” Covid-19 mund të aplikohet, nuk ishte momenti i duhur për ta bërë këtë. Në një intervistë me ”Buitenhof”, ai tha se debati ishte “shumë i rëndësishëm”. ”Sidoqoftë, vendimi mbetet te udhëheqësit e BE”, tha ai. Në një letër për Komisionin Europian kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kishte kërkuar një pasaportë vaksinimi. Por, Mishel tha se pavarësisht marrëveshjes për futjen e një certifikate të tillë në parim, momenti i duhur ende nuk kishte ardhur.
“Nëse futet shumë herët, kjo mund të prodhojë zhgënjim gjigant në Europë dhe jashtë saj”, tha Michel. I pyetur nëse në të ardhmen, udhëtimi në të gjithë BE-në do të ishte i mundur vetëm për njerëzit që kishin marrë vaksinën, Michel tha se “nuk përjashtoj asgjë”.