Zëvëndëspresidenti amerikan, Mike Pence ka vendosur të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Lajmin e përcjell Reuters, që citon për këtë pohim një zyrtar të lartë të administratës amerikane I cili nuk ka pranuar të indetifikohet. I konsideruar nje besnik I tij, Pence nuk iu përgjigj thirrjes së presidentit aktual, Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin votave të Kolegjit Elektoral nga ana e Kongresit.
Një turmë mbështetësish të dhunshëm të Trumpit, sulmuan Kongresin të mërkurën në përpjekje për të ndaluar procedurën e certifikimit. Nga trazirat mbetën pesë persona të vdekur. Presidenti i zgjedhur, Biden, në fillim të javës tha se Pence do të ishte i mirëpritur në betimin e tij zyrtar më 20 janar.
“Ne do të ishim të nderuar ta kemi atë atje dhe të ecim përpara në tranzicion”, tha Biden. Ndërkohë vetë Trumpi, I cili këmbëngul se ne zgjedhje pati manipulime, në postimin e fundit përpara se llogaria e tij të hiqej përgjithmonë nga Twitter, e bëri të qartë se nuk do të marrë pjesë në inaugurim. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi paralajmëroi se demokratët do të fillonin procesin e shkarkimit nëse Trump nuk jep dorëheqjen.
Ajo i bëri thirrje zëvëndëspresidentit Pence të thirret në Amendamentin e 25-të të Kushtetutës, i cili i lejon kabinetit qeveritar të heq presidentin nga detyra. Por, Pence nuk ka folur publikisht për këtë temë. New York Times njoftoi të enjten se ai ishte kundër kësaj mase, e cila nuk është përdorur kurrë më parë në historinë e SHBA-së.