Pas humbjes kundër Juves, e para sezonale, Milan duhet të ngrihet, dhe këtë duhet ta bëjë shpejt. Në këtë sezon të çuditshëm, shumë të ngjeshur, nuk ka kohë për të qarë mungesat, por duhet të gjesh një zgjidhje të menjëhershme. Kundër “Zonjës së Vjetër”, lojtarët e Piolit vërtetuan se mund të përshtaten, Calabira ishte një nga më të mirët në fushë dhe pse u aktivizua si një mesfushorë por Pioli nuk preferon të eksperimentojë sërish, pret ma padurim rikthimin e titullarëve.
Në “Milanelo” po shqetësohen edhe për gjendjen e Calhanoglu, i cili doli i dëmtuar ndaj bardhezinjve. Është e pa qartë se kur mund të rikthehen Rebic dhe Krunic, të dy pozitiv me COVID-19. Bennacer dhe Saelemaekers vijojnë të stërviten të diferencuar, kanë ende shqetësime muskulore, rikthimi i tyre në fushe mund të vijë pas një jave, apo diçka më shumë. Pas afro një muaji pritet të bashkohet me grupin Gabbia ndërsa këtë të shtunë rikthehet Tonali që i shleu kartonin e kuq. Shumë pranë rikthimit është edhe Zlatan Ibrahimovic por Pioli dhe stafi i tij nuk dëshirojnë të nxitojnë, sipas parashikimit të trajnerit, suedezi pritet të jetë në fushë për sfidën kundër Caglieri në transfertë javën e ardhshme.