Milani dëshiron me çdo kusht të nënshkruajë një kontratë të re me Hakan Calhanoglu, i cili është një nga shtyllat e formacionit kuqezi dhe po paraqitet mjaft mirë. Turkut i përfundon marrëveshja aktuale më 30 qershor.
Ditën e sotme, sipas Gazzetta dello Sport, përfaqësuesit e mesfushorit do të takohen me drejtuesit e Milanit. Ata kanë menduar të rritin ofertën e tyre, duke vënë në tavolinë një pagë bazë 4 milion euro në sezon për Calhanoglu.
Gjithashtu do të ketë edhe bonuse për objektivat dhe paraqitjet personale. Në Itali madje e konsiderojnë të mbyllur çështjen e rinovimit me Calhanoglu, por duhet pritur deri kur të vijë zyrtarizimi.