Ismail bej Vlora është një nga figurat më emblematike të historisë moderne të shtetit shqiptar, jo vetëm për faktin se mbahet mend si ai që shpalli pavarësinë e vendit, por edhe si një intelektual i rrallë, një diplomat i talentuar dhe një karakter plot virtyte dhe aftësi për të zotëruar dhe kaluar pengesat e kohës.

Aftësitë e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail bej Vlora, vërtetohen qysh në moshë shumë të herët, kur në moshën 16 vjeçare filloi punë si përkthyes i frëngjishtes në Ministrinë e Punëve të Jashtme  të Stambollit. Pas përfundimit të arsimit të lartë, ai ngriti me shkëlqim majat e karrierës së tij duke marrë një serë postesh tejet të rëndësishme në Perandorinë Osmane, por kurrë nuk e shkëmbeu këtë karrierë me dashurinë për Atdheun. Madje, më 1908 ai u emërua deputet i sanxhakut të Beratit në parlamentin osman, ndërsa më 28 nëntor 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë ku më pas Kuvendi e zgjodhi Kryeministër, transmeton lexo.com.al.

Ndonëse në 22 janar 1914 u detyrua të jepte dorëheqjen, në vitet 1914-1919 zhvilloi një veprimtari të gjerë diplomatike në Evropë në mbrojtje të çështjes kombëtare. Ismail bej Vlora ndërroi jetë në Peruxhia të Italisë në 24 janar 1919, duke i dhënë një goditje shtytjes së mëtejshme të çështjes shqiptare. Për v dekjen e tij është shkruar shumë dhe janë trashëguar shumë skenarë.

Shumë studiues besojnë se v dekja e tij nuk ishte a rastësishme dhe sa ai u h elmua nga kundërshtarët e pavarësisë së vendit. Vetë Ismail bej Vlora sipas studiuesve i mbylli sytë me shprehjen: “Më hëngër me të pabesë”. Sido qoftë e vërteta e ngjarjes, lajmi ishte i bujshëm dhe i papritur edhe në Itali dhe gjetkë, ndërsa kombi shqiptar humbi babain e tij themelues, njeriun që me aq delikatesë vendosi shinat e para të një shteti demokratik shqiptar./Lexo.com.al/e.c.