Luani është egoist? Binjakët janë njerëz fals? Janë disa mite rreth shenjave të horoskopit të cilat nuk duhen besuar më…

Dashi është gjithmonë në lu ftë-Kush njeh një person të shenjës së Dashit e di sa sa luf tarak mund të jetë. Kjo nuk është një gënjeshtër në fakt, por duhet theksuar se kjo anë e personalitetit të tij del në pah vetëm kur i duhet të mbrojë vetveten.

Dembelizmi i demit-Teknikisht nuk është se s’ka dëshirë të bëjë asgjë dhe të rrijë gjithë ditën në divan. Në fakt, është një person që i pëlqen të shijojë jetën dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga kënaqësitë e saj.

Dy fytyrat e binjakëve-Energjia dhe kreativiteti i binjakëve rrjedh nga të gjitha poret e tyre dhe ndoshta e keni të vështirë të jeni në një hap me ta sepse ndryshojnë vazhdimisht. Kështu krijohet besimi i rremë se ata janë njerëz të rremë.

Brishtësia e Gaforres-Mundohuni të sfidoni një gaforre dhe do të kuptoni se sa e gabuar do të jetë kjo bindje. Përballë vështirësive, një person i lindur nën shenjën e Gaforres është plotësisht i aftë të gjejë një forcë të tillë sa t’u ngjallë zili gojëve të liga.

Egoizmi i luanit-Nëse mendoni kështu, me siguri nuk e njihni mirë një person të luanit, i cili është një nga shenjat më bujare të zodiakut. Është e vërtetë që i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, por nuk do të thotë se është egoist.

Virgjëresha është josociale-Virgjëresha ka një aftësi të veçantë të zgjedhë me kujdes njerëzit që meritojnë të jenë pjesë e jetës së saj. Nuk është josociale dhe nuk është e thënë që ka një rreth të ngushtë miqsh, thjesht i zgjedh mirë.

Falsiteti i peshores-Peshores i pëlqen të jetojë qetë dhe nuk do thyerje, por kjo s’do të thotë se është një person i rremë. Është më e saktë të thuhet se diplomacia e saj e bën që të mos hyjë kurrë në konflikt dhe grindje të kota.

Përçmimi i akrepit-Është një shenjë e zodiakut që nuk jep besim majtas-djathtas. Nuk është se ai përçmon të tjerët, thjesht i studion ata dhe i vlerëson nëse duhet t’u besojë apo jo.

Shigjetari është fëmijë-Besimi se të lindurit e Shigjetarit nuk duan kurrë të rriten, është një legjendë urbane. Në fakt ata kanë shpirtra aventurierë dhe kjo i bën të mos pushojnë edhe në moshë madhore.

Bricjapi është i mërzitshëm-E besoni apo jo, bricjapi është gjithmonë në gjendje të bëjë humor. Por është adhurues i anës praktike të jetës dhe kjo është arsyeja pse ka reputacionin e të qenit i mërzitshëm. Ashtu siç thotë edhe fjala e popullit ‘Në fillim detyra pastaj qejfi’, është edhe stili i jetës së njerëzve të lindur nën shenjën e Bricjapit.

Ujori është sipërfaqësor-Nuk bëhet fjalë për të qenët sipërfaqësor, po për të përballuar vështirësitë me lehtësi, sepse Ujori është një transformator i cili përfiton nga të gjitha vështirësitë.

Peshqit janë të çmendur-Që kur të qenit ëndërrimtar është një defekt? Peshqit kanë aftësinë e mrekullueshme të jetojnë në botën e tyre dhe për të ëndërruar me sy hapur. Dhe jo se janë të çmendur.