Anestezisti i njohur Aleksandër Hoxha ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur ditën e sotme. Ende nuk dihen shkaqet e vd ekjes së mjekut Hoxha, i cili ka shërbyer prej kohësh me profesionalizëm në radhët e bluzave të bardha. Lajmin e ka bërë publik Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë përmes një postimi në facebook ku i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të mjekut.
Postimi i plotë: Me dhimbje dhe hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te kolegut dhe mikut prof.Aleksander Hoxha! U prehsh ne paqe profesor i dashur! Ngushellimet me te sinqerta familjareve dhe te afermve! Qofsh i parajses mik i nderuar!