Moderatorja e njohur shqiptare, të cilën e shohim në ekranin e Top Channel çdo të diel, Sara Kolami ka kryer një operacion në hundë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sara me një postim në Instagram ku shkruan se po e priste këtë ndërhyrje prej vitesh.
Sara tregon se në moshë të vogël ka pësuar një aksident që i kishte shfaqur shqetësime të mëdha në hundë, prandaj mjekët e kishin këshilluar se e kishte të nevojshme një ndërhyrje tjetër kur të ishte në moshë më madhore.
“Këtë moment e kam pritur qëkur isha 13 vjeç! Kjo dëshirë nisi me një ak sid ent të papritur që më ndodhi rreth moshës 4-5 vjeç i cili deformoi hundën time fëminore dhe më krijoi probleme në frymëmarrje. Edhe pse asokohe u krye një ndërhyrje aspak e lehtë, kirurgu vuri në dijeni prindërit e mi se në moshë adulte do të nevojitej një ndërhyrje tjetër. Vitet kalonin dhe nevoja dhe dëshira rritej për ta kryer këtë ndërhyrje,por nuk mund ta merja këtë vendim pa gjetur klinikën dhe mjekun e duhur!”, tregon Sara.
View this post on Instagram