Ndarja e parakohëshme nga jeta e kantautorit të njohur, Kujtim Prodani, nga virusi i rrezikshëm Covid-19, ka prekur së tepërmi artistët. Prodani humbi betejën Covid-19 në moshën 57 vjeçare. Miku dhe kolegu i tij Shpëtim Saraçi është shprehur se është shkatërruar nga ky lajm, në këtë fillim të vitit të ri. Në mesazhin e tij në Facebook, Saraçi i ka çuar ngushëllimet e tij familjarëve.
“Mos o Kujte se nuk po mbajme dot më. Ishe kaq shok i mire sa mbase jo te gjithe te njoften…. Nuk gjej fjale te shkruaj e duart me dridhen fort….. Ta dish edhe ne na e shk at errove kete fillim viti. Pusho ne paqe o shok i mire prane prinderve te mrekullueshem… Ngushellimet me te sinqerta familjes…. R.I.P”, shkruan Saraçi.