Zv.kryeministri Erion Braçe publikoi sot një video ku tregohen mjetet e ushtrisë, të Emergjencës dhe kontraktorëve që janë duke çarë borën rrugës për në Theth. “Pra Pavlin, jo vetëm që të dëgjoi kjo Qeveri e po investon në rrugën e Thethit duke e ndërtuar atë. Ti e di që jemi në punë e sipër, por edhe këtë javë të vështirë, kjo Qeveri po bën gjithçka që banorët në Theth, por jo vetëm të kenë mundësi lëvizjeje! Për ndonjë qeveri a bashki tjetër nuk di unë!”, shprehet Braçe.

Braçe në fund falënderoi Ministrin e Mbrojtjes dhe Ministren e Infrastrukturës, Fondin Shqiptar të Zhvillimit për gjithçka që po bëjnë në këtë situatë të shkaktuar gjatë këtyre ditëve nga moti i keq.