Prej disa ditësh tashmë, vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e një moti të paqëndrueshëm, që ka shkaktuar jo pak probleme në vend.

Ndërkohë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve.
Intensiteti i lartë në veri-perëndim të vendit mund të krijojë akoma probleme lokale me përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël.

Si pasojë reshjeve intensive, më 10 dhe 11 janar, priten përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave.