Te gjitha fluturimet nga 15 vende te Amerikës se Jugut dhe Portugalia drejt Britanisë se Madhe do te ndërpriten duke filluar nga dita e nesërme ne orët e para te mëngjesit. Frika nga mbërritja e shtames se re te koronavirusit te zbuluar ne Brazil, ka detyruar qeverinë britanike te ndaloj ardhjen e pasagjereve nga këto vende, përfshi edhe Portugalinë, për shkak te lidhjeve mjaft te forta te vendit iberik me Brazilin, ish koloninë e saj.
Mutacioni i zbuluar ne Japoni nga udhëtar te ardhur nga Brazili ka frikësuar qeverinë e Boris Johnson, pasi ekziston frika se ky mutacion mund te mos frenohet nga vaksinat e reja te covidit. Sir Patric Vallance krye-këshilltari i qeverise për shkencën ka deklaruar se “ka mundësi qe shtama braziliane mund ti beje vaksinat me pak efektive, edhe pse ka pak gjasa qe te jete e vërtete, por ne ende nuk e dimë gjë te tille” tha Sir Patrick.
Masat janë me te gjera sesa pritej, edhe pse qytetaret britanik dhe ata me origjina nga Irlanda nuk do ti nënshtrohen bllokimit total. Brazili ndërkohe ka ndaluar udhëtaret nga Britania qe prej datës 25 dhjetor per shkak te mutacionit qe ekziston ne Britani. Linjat ajrore duket se kane vepruar vete ku 5 fluturimet e përditshme mes Brazilit dhe Londrës janë anuluar, ndërkohe qe nuk ka asnjë fluturim nga Londra drejt Brazilit. Rastet me mutacionin brazilian janë zbuluar ne Japoni dhe nuk ka asnjë njoftim per ndonjë rast me ketë shtame ne Britani.