Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të një prej kantautorëve më të mirë në vend. Përmes një mesazhi, Veliaj thekson se Kujtim Prodani e deshi aq shumë Tiranën, sa nuk u lodh asnjëherë së kënduari qytetit të tij.

“Kujtim Prodani e deshi aq shumë Tiranën, sa nuk u lodh asnjëherë së kënduari qytetit të tij. Sot ai u nda nga jeta, duke hidhëruar zemrat e të gjithëve ne që kemi admiruar talentin dhe muzikën e tij unike.
U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve”, shkruan Veliaj.