Piktori Mustafa Arapi ka ndërruar jetë në moshën 70-vjecare, si pasojë e COVID-19. Artisti nuk e fitoi dot betejën me virusin pasi ishte shtruar prej ditësh në spital. Lajmi u bë i ditur nga vajza e tij, Dorina e Arapi e cila në një status në Facebook thotë se piktori ka vdekur në mesnatë.
Mustafa Arapi ishte shtruar tek spitali COVID-2, ndërsa disa ditë më parë vajza e tij i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres Manastirliu që institucionet t’i kushtonin vëmendje babai të saj si një personalitet i lartë në kulturën shqiptare.
Postimi i Dorina Arapit: Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë! Të duam përjetësisht!