Siç e konfirmoi edhe Selemekers në intervistën e tij, Milani interesohet për Albert Sambi Lokongan. 21- vjeçari luan prej tri sezonesh tek Anderlehti dhe sivjet është emëruar kapiten i ekipit. Raportet e mira të kuqezinjtë me klubin belg mund të lehtësojnë akordin për mesfushorin që e ka deklaruar që është në kërkim të një përvoje larg Belgjikës.

Në anën tjetër, përforcimi i radhës mund të jetë në aspektin e fantazistëve. Bëhet fjalë për Felipe Andersonin që në katër sezonet e fundit ka luajtur tek Uest Hemi, por që nga vera e kaluar është pjesë e Portos. Këta të fundit nuk duan ta mbajnë, ndaj braziliani mund të rikthehet në Angli. Përveç Milanit, për shërbimet e tij interesohet edhe Evertoni i Karlo Ançelotit.