Plani i vaksinimit në Indonezi, do të funksionojë ndryshe, pasi në fokus do të ketë grup moshat e reja, të cilët do të vaksinohen kundër COVID-19 të parët dhe jo moshat e vjetra si në shumicën e vendeve të tjera. Megjithatë, të parët do të kenë prioritet punonjësit e shëndetësisë, të cilët prej kohësh qëndrojnë në frontin e parë të “luftës” kundër koronavirusit duke rrezikuar edhe jetën, më pas policia dhe ushtria nga mosha 18-59 vjeç.
Profesori Amin Soebandrio, i cili edhe ka dhënë idenë për vaksinimin e të rinjve së pari, thotë se është e rëndësishme që të imunizohen fillimisht njerëzit që punojnë dhe në fund të ditës kthehen në shtëpitë e tyre te familjet.
Presidenti indonezian, Joko Widodo, 59- vjeçar është personi i parë në këtë shtet që është vaksinuar. Ndërkaq zëvendëspresidenti Ma’ruf Amin 77- vjeçar nuk do të marrë vaksinën pasi është i moshuar për fazën e parë. Doktori Kim Mulholland, ka ngritur dyshime në lidhje me këtë strategji vaksinimi pasi sipas tij grup mosha më e rrezikuar është ajo e personave mbi 60 vjeç.
“Të gjitha studimet e kryera në çdo vend të botës, tregojnë se rreziku i madh për infektim i kanoset moshave të vjetra mbi 60 vjeç”, ka thënë Mulhollandi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë personat mbi 60 vjeç përfaqësojnë vetëm 10% të popullsisë por 60% të viktimave nga COVID-19.
Në Indonezi numri total i infektimeve ka shkuar 858.043, ndërkohë që numri i vi kti mave është 24.951 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, dhe është vendi më i prekur nga pandemia në Azinë Juglindore.