Ditën e sotme do të nis vaksinimi i qytetarëve në Britaninë e Madhe me vaksinën anti-COVID, Oxford-AstraZeneca.Më shumë se 500 mijë doza do të jenë në dispozicion të qytetarëve, duke synuar kështu Britania një vaksinim më të shpejtë dhe më masiv të popullsisë.

Vaksina AstraZeneca është më e lirë dhe transportohet më lehtë sesa vaksina Pfizer-BioNTech sepse nuk ka nevojë të mbahet në temperatura shumë të ftohta. Britania të mërkurën u bë vendi i parë në botë i cili miratoi vaksinën AstraZeneca, dhe i pari i cili do të nis vaksinimin me po këtë vaksinë.

Ditën e djeshme kryeministri i vendit, Boris Johnson ka paralajmëruar ashpërsimin e masave anti-COVID.”Ne jemi plotësisht të pajtuar për të bërë atë që duhet, për të marrë nën kontroll virusin, që mund të përfshijë masa më të ashpra në javët në vazhdim”, tha Johnson.

Numri total i infektimeve në Britani ka shkuar 2,654,779, ndërkohë që numri i vi kti mave është 75,024, në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Kohët e fundit pavarësisht përpjekjeve të shumta për të luftuar COVID-19, rastet e infektimeve vetëm po rriten. Britanisë së fundi i është shtuar edhe një “kërcënim” tjetër, varianti i ri i koronavirusit.