Gazetari Mero Baze ka ironizuar sondazhin e publikuar në Tv Zeni dhe i marketuar për t’ju shitur publikut si një kompani e huaj me emrin “Flame Tree Advisors” që kishte kryer intervistime ballë për ballë me shqiptarët.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, botuesi i gazetës “TemA” ka rrëfyer edhe një histori të vitit 2000 me drejtuesin e kësaj kompanie Adlej Pici.

Ndër të tjera ai shkruan: “Me këtë Picin e sondazhit djeshëm kam një histori në vitin 2000 po me sondazhe.

Atëhere kishte dy televizione që ndanin audiencën Klani me socialistët dhe Shijak Tv me PD. Ky tipi kishte marrë ca lek nga Sandri dhe kish bërë sondazh që provonte se shikohej ne shumicë Klani, por që ta bënte të besueshme kish zbuluar se Shijak Tv shikohej më shumë në Pukë Tropojë dhe Kukës meqë ishte me PD.

Problemi ishte se Shijak TV s’kishte fare as sinjal as antena në këto zona. Kishte vetëm në Gjirokastër jashtë Tiranës. Aty nuk i dilte Picit, se mendonte se në Jug nuk kishte njeri me PD.

Këtë sondazhin duket se e ka bërë brenda atij TV që e transmetoi dje dhe ngjan realist. Dhe aty PD si kap dot 60 për qind edhe pse marrin rrogat nga Zeni”, ironizon Mero Baze. (TemA)