Ishte 26 janar i 2020-ës kur Kobe Bryant, e bija Gianna dhe 7 njerëz të tjerë humbën jetën në një përpl asje me helikopter në Los Angeles. I njohur edhe si Black Mamba, ai ishte një prej yjeve historikë të Los Angeles Lakers, skuadër me të cilën luajti për 20 vjet, duke fituar edhe pesë tituj kampionë në NBA. Një vit ka kaluar dhe është e pamundur që Kobe të harrohet nga bota dhe sidomos nga bashkëshortja e tij, Vanessa.
Ajo ka postuar një letër të shoqes së ngushtë të vajzës së saj të ndjerë, Gianna. “Sot mora këtë letër të ëmbël nga një prej miqve më të mirë të Gianna-s, Aubrey. Të dua Aubz (siç e thërriste gjithmonë Gigi im). Faleminderit shumë që ndan disa nga kujtimet e tua me Gigi tim dhe më lejon t’i ndaj ato këtu në shoqërinë time. Gigi im ishte e jashtëzakonshme dhe unë e vlerësoj vërtet shumë letrën tënde të zhytur në mendime. Ajo të do kaq shumë. Më mungon shumë vajza ime dhe Kob-Kob gjithashtu. ️
Kurrë nuk do ta kuptoj se si kjo tragjedi u ka ndodhur njerëzve më të mirë dhe të mrekullueshëm. Akoma nuk e besoj që është e vërtetë edhe pse ka kaluar 1 vit. Kob, në bëmë gjithçka mirë. Gigi, ti akoma e bën krenare mamin. Ju dua shumë”-shkruan Vanessa.