Leonard Mulaku është vetëm 15-vjeç, dhe njihet si një ndër më të rinjtë që kanë mbajtur praktikë në zyrën e kancelares Angela Merkel. I riu i cili vjen nga Vushtrria, është zgjedhur “kancelari” më i ri praktikant në moshë, në Gjermani.

Leonard Mulaku njihet si një ndër më të rinjtë që kanë mbajtur praktikë në zyrën e kancelares Angela Merkel.

Ai në rrjetet sociale ka ndarë disa fotografi me liderë të ndryshëm gjermanë, përfshirë edhe kancelaren Angela Merkel. Gjermania mbetet një nga vendet ku mundësia e arsimimit, punësimit dhe formimit profesional është shumë e madhe. E këtë gjë e ka shfrytëzuar mësë miri 15-vjeçari.