Norvegjia u bë vendi i parë në botë, ku makinat elektrike zënë më shumë se 50 përqind të atyre që janë regjistruar për të parën herë në vitin 2020, sipas shifrave të publikuara të martën. Sipas të dhënave, makinat elektrike zënë 54.3 përqind të tregut të makinave të reja në 2020, një shifër në rritje kjo krahasuar me 42.4 përqind që ishte një vit më parë. Katër modelet më të shitura në vendin nordik, ishin Audi e-tron, Tesla modeli 3, Volkswagen ID3 dhe Nissan Leaf, të gjitha plotësisht elektrike.

Makina që renditet e pesta, Volksvagen Golf, mund të blihet në version të rikarikueshëm, por statistikat nuk i diferencojnë modelet e motorit. Në dhjetor, shitjet e makinave elektrike shënuan një rekord në Norvegji, me 66.7 përqind, me rritjen që u ndikua nga ardhja e modeleve të reja. Norvegjia sipas zyrtarëve është vendi i parë që kapërcen pragun prej 50 përqind të makinave elektrike. Vendi është prodhuesi më i madh i vajit në Evropën perëndimore dhe po can shpejt në tregun e makinave elektrike falë subvencioneve të konsiderueshme. Vendi nordik ku energjia elektrike prodhohet kryesisht nga digat hidroelektrike, synon të ketë makina me zero emetime deri në vitin 2025.