Nevina Shtylla nuk është shfaqur në ekran në puntatat e fundit të emisionit “E diell”. Publiku siç duket e ka ndjerë mungesën e saj, duke qenë se Nevina drejtonte edhe disa nga rubrikat më të rëndësishme në këtë program. Së fundmi ajo ka zbuluar se është infektuar edhe me Covid-19 dhe kjo është një ndër arsyet që nuk ka qenë e pranishme në “E diell”.

Siç duket ajo ka pasur më së shumti probleme me shijen këto kohë dhe ju ka kërkuar ndihmë ndjekësve të saj që të tregojnë si e kanë kaluar këtë moment të vështirë e të sikletshëm. Dikush e ka pyetur Nevinën se çfarë do të donte që t’i ngrinte humorin dhe ajo ka thënë sushi duke shtuar: “Por për momentin se di a do i shijoj dot. Ka shumë pak ushqime që ua ndjej pak shijen. Nëse ka ndonjë sekret se si ta kthej, ju lutem më ndihmoni”.

Infektimi me Covid-19 është një ndër arsyet e mungesës së saj në “E diell”, sepse në fakt Nevina ka zbuluar se ka vendosur të shkëputet nga ekrani për pak kohë. Gjatë bisedës virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja ka treguar se ka marrë pushimet dhe ka vendosur t’i dedikojë pak kohë vetes së saj. Megjithatë ajo ka treguar se do të rikthehet në ekran shumë shpejt.

“Aktualisht kam marrë pushimet. Ky vit ka qenë i mbingarkuar dhe i vështirë për shumë prej nesh. Nuk kam mundur të shkëputem e të gjej pak kohë për veten, ndaj e kisha tepër të nevojshme një pauzë për t’u rigjeneruar e kthyer me ide e përgjegjësi të reja. Shihemi së shpejti”, shkruan Nevina.