Secila shenjë e zodiakut ka karakteristikat e veta dalluese, por vetëm Virgjëresha krijon një përshtypje krejtësisht të gabuar të vetvetes. Ndërsa Gaforrja është e ndjeshme, Akrepët misteriozë, kjo shenjë duket shumë e ftohtë nga jashtë, por në të vërtetë është e mbingarkuar me emocione.

Personave të kësaj shenje nuk iu pëlqen të tregojnë emocionet e tyre, megjithëse janë shumë të sjellshëm dhe të ndjeshëm, por gjithmonë bëjnë çdo përpjekje për të kontrolluar veten. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’u siguroni atyre një ndjenjë sigurie dhe besimi në mënyrë që të mund të flasin lirshëm për ndjenjat e tyre.