Luani-Burrat e kësaj shenje janë ekspertë kur bëhet fjalë për të mbajtur 2 apo më shumë marrëdhënie në të njëjtën kohë. Luani nuk ndihet i kënaqur vetëm pranë një gruaje. Aftësia e tij si një joshës serial e shtyn të ndërmarrë gjithmonë sfida të reja dashurie, për të zënë “gjahun e ri”.
Shigjetari-Burrat e lindur nën këtë shenjë janë kavalierë të vërtetë dhe për këtë arsye arrijnë të tërheqin shumë gra pas vetes. Por ata kanë një dobësi nga e cila nuk mund të shpëtojnë: nuk mjaftohen kurrë dhe e adhurojnë kontaktin fizik.
Dashi-Ndër burrat më të pabesë të Zodiakut duhet të përmendim edhe ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Zjarri i pasionit i çon impulsivisht drejt pabesisë dhe tradhtisë. Kështu që nën ndikimin e adrenalinës së tyre e lëshojnë veten dhe e tradhtojnë partneren, duke u endur në shumë marrëdhënie njëkohësisht.
Bricjapi-Bricjapi gjithashtu mund të akuzohet për pabesi të vazhdueshme. Pavarësisht nga natyra e tij e rezervuar, arrin ta nënshtrojë dhe magjepse gjininë femërore