Puntata e sotme e “PërPuthen” iu dedikua takimit të Sidnit me Muratin, një takim që duket se shkoi mirë, ndërsa Murati e përshkroi Sindin si një vajzë të ëmbël. Ndërkohë, gjatë takimit ajo e pyeti Muratin nëse ai do ta ndiqte në udhëtime pune, pyetje e cila nxiti ën studio edhe reagimin e Arjanit.
Ai iu drejtua disi ashpër Sindit, ku i tha se duhej të hiqte dorë nga kjo ide, pasi “ke për të prishur çdo marrëdhënie të ardhmen” “Ti Sindi në çdo takim e pyet partnerin nëse të shoqëron në udhëtime pune, por duhet ta dish që në një marrëdhënie, partneri nuk merret me vete si valixhe. Ke për të prishur çdo marrëdhënie të ardhmen, nëse nuk ndryshon këtë, partneri nuk është një valixhe që merret me vete”, tha Arjani.