Stërlina ra ndjeshëm ndaj euros sot ndërsa Britania e Madhe, e sapolarguar nga tregu i vetëm europian, kërkon kufizime të mëtejshme të aktivitetit për të luftuar rritjen e shfrenuar të COVID-19. Stërlina humbi 1,05% ndaj euros dhe me –0,38% ndaj dollarit.
Bllokimet e fundit kanë dobësuar entuziazmin e investitorëve për stërlinën, veçanërisht pasi kryeministri Boris Johnson paralajmëroi për masa të mundshme më të ashpra.