Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 39 v ik t ima dhe 174 raste të reja me COVID-19. Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 3.276. Prej tyre, 1.742 pacientë janë në spital, nga të cilët 139 në respiratorë.
“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19, në Kroaci janë regjistruar 225.128 raste me koronavirus, nga të cilët 4.655 kanë vdekur, 217.197 janë shëruar, nga të cilët 917 në 24 orët e fundit”, njoftoi Mbrojtja Civile. Aktualisht 16.687 persona janë në vetizolim. Deri më tani janë testuar 1.120.894 persona nga të cilët 2.369 në 24 orët e fundit.