Astrologia dhe themeluesja e Astrology Zone, Susan Miller, ka parashikuar se viti 2021 do të jetë një vit më harmonik se viti që lamë pas. Sipas saj, sezoni i Ujorit do të shënojë edhe nisjen e një rrugëtimi të ri.
Ujori ka të bëjë me mendimin progresiv dhe shikimin drejt të ardhmes. Miller zbuloi për Well&Good se si do të jetë viti 2021 për secilën shenjë horoskopi.
Dashi – Një shpërblim shoqëror: Njerëzit e lindur në shenjën e Dashit do të kenë një vit më të mbarë nëse përdorin energjinë e tyre kardinale për më shumë ndërveprim shoqëror. Mund të mos jetë në natyrën e Dashit që të mbështetet te të tjerët, por kjo do të jetë zgjedhja më e mirë për vitin 2021.
Demi – Viti i karrierës: Demi po kalon një ndryshim të madh. Urani në Dem do të qëndrojë deri në vitin 2026. Urani në Dem ka të bëjë me barazinë dhe parashikohet që kjo shenjë toke të ketë zhvillime në karrierë. Mund të mos jenë pra probleme, por Demat do ta gjejnë rrugën e duhur.
Binjakët – Fitime nga publikime/botime dhe marrëdhënie financiare: Binjakët do të kenë sukses gjatë këtij viti kur bëhet fjalë për gjëra që kanë lidhje me botën dixhitale. Binjakët ndoshta do të shkruajnë një libër ose një skenar ose do të botojnë librin e tyre. Këto projekte shtojnë mundësitë që Binjakët të udhëtojnë. Pritet që projekti i tyre të ketë një audiencë ndërkombëtare. Ndër të tjera, Binjakët mund të kenë një moment të rëndësishëm kthimi në shkollë për të zgjeruar njohuritë.
Gaforrja – Para: Gaforrja ka pasur një periudhë të vështirë, veçanërisht gjatë tri viteve të fundit, por bekimet financiare janë rrugës. Paratë do të vijnë në sasi të mëdha në fillim, ose të ndara në pjesë. Arsyeja e parave do të lidhet me perfomancën, kështu që mos blini bileta lotarie.
Luani – Mësimet e jetës të marra nga dashuria: Luani mund të përballet me një grindje romantike në fillim të vitit 2021, por pastaj gjërat do të ndryshojnë. Luani do të fillojë marrëdhënie të përjetshme tani, sepse do të kuptojë se nuk mund të bëjë çdo gjë vetëm. Nëse dashuria nuk është në planet tuaja, mund t’u referoheni partneriteteve të bizneseve.
Virgjëresha – Mundësi të reja profesionale: Pritet që viti 2021 t’i jap Virgjëreshës mundësi pafund pune. Susan thotë se Virgjëreshat janë shkrimtarë të mirë dhe redaktues të përsosur, kështu që viti 2021 mund të jetë i rëndësishëm për komunikimet dixhitale.
Peshorja – Dashuri, martesë dhe zgjerime: 2021 do të jetë një vit bujar për romancën e Peshores. Pritet që të arrini një gjendje të qëndrueshme në dashuri. Nuk përjashtohet një fëmijë. Do të jetë një vit i shkëlqyeshëm për të nxitur një projekt profesional.
Akrepi – Shtëpia: Akrepi do të ketë më shumë kohë për të qëndruar në shtëpi dhe këtu qëndron fuqia e këtij viti. Kjo mund të lidhet me blerjen, marrjen me qira të një apartamenti.
Shigjetari – Komunikimet dhe eksplorimi: Merrni frymë lirisht. Shigjetari, më në fund, do të jetë në gjende të udhëtojë në vitin 2021. Ndoshta jo me një çantë shpine të madhe nëpër Europë, por do të udhëtoni. Do të siguroheni që idetë tuaja të arrijnë një audiencë të gjerë.
Bricjapi – Fitime: Bricjapët janë gjithmonë duke përfituar dhe duke punuar. Këto tri vitet e fundit kanë qenë të vështira, por më në fund do të shohin të ardhura të majme.
Ujori – Fat: Urime, 2021 është viti juaj. Ujori është në qendër të gjithçkaje që po ndodh. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë me Ujorin. Ata nuk i ndjekin trendet, ata i krijojnë. Kjo paralajmëron që në dy muajt e parë të vitit, mund të vihet re një ritëm i ngadaltë, por sapi Jupiteri të tërhiqet nga Saturni, do të nisin ndryshimet.
Peshqit – Projekte krijuese: Peshqit nuk e kanë problem të qëndrojnë brenda dhe të përqëndrohen te vetja. Këtë vit, idetë e tyre do të lulëzojnë. Viti do të jetë i qetë, por do të arrijnë shumë në punë.