Instituti i Gjeoshkencave, në parashikimin që bën për nesër, thotë se temperaturat do të arrijnë deri në -14 °C, në zonat malore. Ndërkohë, sot pasdite priten reshje lokale në Shkodër e Kukës.
RESHJET Sot pasdite (e diel, dt. 17) priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa nesër (e hënë, dt. 18) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT Nesër (e hënë, dt. 18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: – në bregdet: 0 / 6 °C – në vendet e ulëta: -3 / 5 °C – në vendet malore: -14 / -3 °C
ERA Sot pasdite (e diel, dt. 17) dhe nesër ( e hënë, dt. 18) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.