Pas gati një viti lidhjeje, një nga çiftet më të njohur të showbizit janë ndarë. Bëhet fjalë për aktorin Ben Affleck dhe aktoren Ana de Armas.

Një burim i brendshëm konfirmoi ndarjen për revistën “People”, dhe zbuloi se Ana, 32 vjeç, nuk donte të jetonte më në Los Angeles, ku Ben po qëndron për fëmijët e tij.

“Ajo u nda. Marrëdhënia e tyre ishte e komplikuar. Ana nuk dëshiron të qëndrojë më në Los Angeles dhe Ben padyshim që duhet pasi fëmijët e tij jetojnë në Los Angeles.” Një tjetër person i brendshëm shtoi se ndarja ishte e ndërsjellë dhe miqësore.