Eneda Tarifa ka vendosur të mos martohet më, por jo sepse nuk e do martesën si institucion. E ftuar në një emision televiziv këngëtarja foli për rikthimin e saj në Portokalli si dhe për çështje që prekin jetën personale. Pas divorcit nga ish-partneri, Eneda thotë se në një mënyrë a një tjetër e konsideron dështim çdo lidhje që ka shkuar në martesë e më pas në divorc.

“Nuk do doja të martohesha më, por jo sepse nuk e dua martesën si institucion. Unë mendoj që asnjë marrëdhënie që ka shkuar deri në martesë nuk duhet të mbaroj sepse është një trishtim. Martesa sjell gjëra të mira, familjen, rritjen e fëmijëve, pa mungesë të të dy prindërve. Edhe pse kur prindërit ndahen mundohen t’ja plotësojnë të gjitha, por kur je në të njëjtën shtëpi është tjetër”, ka thënë Eneda.

Sipas saj, pavarësisht përpjekjeve asnjëri nga prindërit nuk zëvendëson dot rolin e tjetrit.

Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja, një prej historive më jetëgjata mes artistëve shqiptarë, i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 18 vitesh bashkë. Lajmi i ndarjes qarkulloi për herë të parë në janar të 2018-s, i cili u konfirmua nga këngëtarja më pas. Ata janë prindër të një vajze, Arias.