Hungaria pritet të jetë vendi i parë në BE që mund të marrë vaksinën kineze ndaj COVID-19. Mediat e huaja raportojnë se tashmë qeveria e Orbhan ka arritur një marrëveshje me kompaninë Sinopharm.

Mbetet vetëm aprovimi nga autoritetet për përdorim të vaksinës kineze, teksa Komisioni Europian nuk e privon Hungarinë që të marrë vaksinën e Sinopharm. Serbia mori sot 1 milion doza të vaksinës Sinopharm duke u bërë vendi i parë në kontinentin e Europës.