Për të katërtin viti radhazi, kreun e renditjes se mban Japonia me 191 destinacione, ku mund të udhëtojnë shtetasit e saj. Singapori është sërish i dyti me 190 vende, Koreja e Jugut dhe Gjermania ndajnë pozicionin e tretë me 189 pozicione e nuk janë shumë larg tyre as Italia, Finlanda, Spanja dhe Luksemburgu.
Evropa është gjithashtu shtëpi e disa prej pasaportave më të forta të globit, duke nisur më ato të Danimarkës e Austrisë që renditen në dhjetëshen më të mirë. Pas kësaj vijnë Suedia, Franca, Portugalia, Holanda e Irlanda me nga 186 destinacione. Shumë pranë tyre janë dhe Shtetet e Bashkuara, Britania e Zvicra me 185. Për krijimin e listës, Indeksi i Pasaportave Henley përdor të dhëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror me renditjen e përcaktuar nga numri i vendeve ku një mbajtës i pasaportës së një kombi mund të udhëtojë pa pasur nevojë për vizë.
Shqipëria renditet në vendin e 52- me pasaportën shqiptare mund të udhëtohet pa vizë në 114 shtete, ndërsa Kosova është më poshtë, në vendin e 104-t.