Hulumtimi i fundit i kryer në Australi zbuloi se një në 5 persona këndon në dush dhe disa besojnë se janë mjaft të mirë për të fituar një konkurs kënge. Pavarësisht se sa të talentuar jeni, ka diçka për të kënduarit në dush që na bën të ndihemi më të lumtur dhe krahas lumturisë, edhe shumë përfitime të tjera:
– Të kënduarit në dush ul presionin e gjakut
Të kënduarit ka një efekt qetësues në trupin dhe mendjen tonë dhe mund të ndihmojë në normalizimin e presionit të gjakut. Ai gjithashtu zvogëlon kortizolin, një hormon që rrit presionin e gjakut dhe rrit sheqerin në gjak. Një nivel i lartë i kortizolit mund të rezultojë në inflamacion në trup, stres dhe diabet të tipit 2.
– Përmirëson sistemin tuaj imunitar
Të kënduarit mund të na ndihmojë të luftojmë infeksione, sipas shkencëtarëve, pasi rrit imublobinën A. Një arsye më shumë për të kënduar në dush dhe jo vetëm.
– Ul stresin
Një studim tjetër në Suedi ka treguar se të kënduarit ka një efekt qetësues dhe mund të ngadalësojë rrahjet e zemrës. Gjithashtu ndihmon trupin tuaj të çlirojë oksitocinë, që ju ngre humorin dhe lufton ankthin. Të kënduarit në dush mund t’ju japë të njëjtën ndjesi që përjetoni kur përqafoni dikë.
– Zvogëlon dhimbjen
Të kënduarit përmirëson tensionin e muskujve dhe inkurajon trupin tuaj të lëshojë endorfinë dhe të lehtësojë ndjesitë e pakëndshme.
– Ju ndihmon të qëndroni në formë
Kur jeni duke kënduar, po përdorni shumë nga muskujt që ndodhen në fytyrën dhe qafën tuaj.
– Të kënduarit në dush e bën zërin tuaj të tingëllojë më mirë
Akustika në dushin tuaj e bën atë vendin e përsosur për të kënduar. Meqenëse dushi është zakonisht një hapësirë e vogël, ai shton pak bas në zërin tuaj dhe e bën atë të tingëllojë si më i fortë dhe më i thellë./e.c.