Që nga kohët më të lashta, njerëzit janë shqetësuar për kuptimin e jetës. Në të gjitha anët e botës, kërkimi i një përgjigjeje ka tërhequr vëmendjen e shumë personave. Por, kjo legjendë, e ardhur nga Japonia, shpjegon misteret e jetës në një mënyrë të besueshme dhe shumë romantike. Nëse fati ekziston, le të shpresojmë që punon në të njëjtën mënyrë, që është përshkruar këtu…
Mbyllni sytë…Imagjinoni trupin tuaj si të ishte transparent. A mund ta përfytyroni rrjetin e pafund kompleks të enëve të gjakut, që lidhin të gjitha pjesët e trupit tuaj? Ne i detyrohemi ekzistencës sonë këtyre ‘lumenjve’ që japin jetë.
Tani, merrni parasysh një kanal mjaft të veçantë brenda këtij sistemi – ai që lidh zemrën me gishtin tuaj të vogël! Ky kanal e bën gishtin tuaj më të dukshëm një “përfaqësues” të vërtetë të zemrës suaj.
Për këtë arsye, në shumë kultura, kur dy njerëz bëjnë një armëpushim, ose betohen, ata e bëjnë atë duke bashkuar gishtërinjtë e vegjël. Sipas legjendës japoneze, kjo fije që del nga zemra nuk përfundon në majë të gishtit.
Ai vazhdon në formën e një vargu të kuq të padukshëm, që ‘derdhet’ nga gishti i vogël dhe vazhdon të ndërthuret me vargjet e kuqe të njerëzve të tjerë – lidh zemrën tuaj me të tyren. Dy njerëz që janë të lidhur në këtë mënyrë, janë të lidhur së bashku nga vetë Fati.