Takimi 4 minutash mes djalit të ri nga Turqia, Muratit dhe Melisës ka përcjellë emocione shumë të forta në studio. Edhe pse është nga një vend i huaj, ai është kuptuar shumë mirë në gjuhën shqipe me Melisën.
Dialogu gjatë takimit 4 minutash:
Murati: E ke mësuar turqishten? Melisa: Jo vetëm pak me shoqen e ngushtë. Murati: Mendoj që do të kuptohemi. Melisa: Mendon se jam tepër e egër? Murati: Mendoj se ke një tip të ëmbël dhe një shumë të egër. Kjo më pëlqen. Melisa: Kush të pëlqen më shumë? Murati: Më shumë më pëlqen ti dhe Sindi sepse jeni më të ëmbla. Melisa: Je i qetë si natyrë? Murati: Më shumë jam i qetë, nuk nevrikosem shumë shpejt. Ti dukesh shumë e egër kur diskuton. Melisa: 5 min e kam unë
Murati: Është shumë 5 minuta. Çfarë mendimi ke për një çun të huaj? Melisa: Nuk ka lidhje, nëse e do realisht një person i kalon çdo pengesë dhe gjuha nuk është pengesë. Ndërsa Murati pas takimit tha se kishte emocione nga komunikimi në gjuhën shqipe. Analisti Arjan Konomi e komentoi shumë pozitivisht takimin 4 minutash të Muratit dhe Melisës. “Takimi më i bukur 4 minutash, pavarësisht emocioneve ishit shumë të lirshëm”, tha Arjani.