Në muajin shtator, çifti i njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë. Dyshja e njohur publikoi një video në rrjete sociale, përmes së cilës dhanë lajmin e bukur dhe zbuluan gjininë e fëmijës njëkohësisht. Shtatzënia e dytë e Elitës erdhi e papritur për publikun, sepse vetëm 1 vit më parë ata u bënë prindër të një djali. Në fakt ky fëmijë i dytë nuk ka qenë i planifikuar për çiftin, por mjaft i dëshiruar.

Tashmë, i vogli i tyre Zëri do të bëhet me motër, të cilën po e presin me padurim!
Mbrëmjen e sotme, Elita na ka kënaqur sytë me një foto ku tregon barkun e rrumbullakosur, i cili është rritur shumë që nga hera e fundit që e kemi parë.

Elita ka marrë një pushim nga televizioni. Në fakt, e ftuar në “5 data” ajo tregoi se sapo ishte stabilizuar me punën e saj kur mësoi për shtatzëninë e dytë, por shtoi se për familjen i sakrifikon të gjithë, madje edhe punën.

Elita iu rikthye ekranit 1 vit pas lindjes së Zërit dhe me siguri duhet të presim edhe të paktën një vit tjetër që ta shohim sërish në krye të ndonjë emisioni. Deri atëherë lë të mjaftohemi me intervistat që ajo jep dhe postimet në rrjetet sociale.