Lionel Messi dhe Dele Alli janë lidhur me një kalim në Paris Saint-Germain pas emërimit të Mauricio Pochetinos në krye të klubit dhe trajneri argjentinas nuk e ka mohuar se i dëshiron të dy lojtarët në kryeqytetin francez. Ish tekniku i Tottenham Hotspur është prezantuar të martën nga PSG para debutimit të tij të mërkurën kundër skuadrës në rrezik rënien, Saint-Etienne.

“Çdo klub është ndryshe dhe është vështirë të krahasohen”, tha Pochettino gjatë konferencës për shtyp. “Nuk do të ishte objektive nga ana ime të flas për Tottenham për shkak se isha aty kurse tani jam 100 për qind i përkushtuar në Paris”.
“Ne nuk po flasim për ndonjë transfer të mundshëm por për të adaptuar vetveten në klub kurse nesër kemi ndeshje”. “Por, gjithmonë kam thënë që në të ardhmen do të këtë kohë për të folur për këto gjëra. Një lojtar i madh është gjithmonë i mirëpritur në PSG”. I pyetur se për të cila është pozita më e mirë e Neymar në fushë, Pochettino ka theksuar se ai do të përpiqet që ta akomodon çdo lojtarë në pozitën e tij në fushë.

“Kur Neymar kthehet nga lëndimi ne do t’i ndihmojmë atij për ta treguar versionin e tij më të mirë”, shtoi Pochettino. “Sistemi është vetëm një pikënisje. Ne flasim për lëvizje, për organizim”. “Ne po ashtu i dëgjojmë të gjithë lojtarët për të krijuar një sistem në të cilin të gjithë paraqiten në mënyrën më të mirë të mundshme”. “Liderët janë liderë. Të gjithë e kanë mënyrën e tyre te të shprehurit”. “Ne kemi një grup që ka aftësi për të udhëhequr dhe sa më shumë ata janë në fushë, në zhveshtore, në të gjitha strukturat, aq më mirë do të jetë”.

Pochettino ka lavdëruar mandej virtytet e Kylian Mbappes dhe e ka bërë të qartë që francezi do të luajë aty ku mund ta tregojë tërë potencialin e tij. “Është një grup i jashtëzakonshëm me lojtar shumë të mirë, por ky nuk është lajmi”, deklaroi Pochettino. “Një lojtar i madh si Mbappe mund të luajë në shumë pozita. Më e rëndësishme është mënyra se si ai sulmon dhe gjen hapësirë. Kjo është mënyra e tij si sillet në fushë”. “Ne do të gjejmë vendin më të mirë për të që të tregojë të gjitha kualitetet e tij”.