Kompania gjermane farmaceutike BioNtech, që ka zhvilluar vaksinën kundër coronavirusit së bashku me kompaninë amerikane Pfizer, ka njoftuar se pret që deri në fund të vitit të prodhojë dy miliardë doza, shkruan Reuters.
Ugur Sahin, drejtori ekzekutiv i kompanisë, ka thënë se katër fabrikat për prodhimin e vaksinës së shpejti do të fillojnë punën në SHBA dhe tri tjera në Evropë, duke dyfishuar numrin e dozave të prodhuara gjatë këtij viti. Kompania ka bërë të ditur se do të gjej mënyrën që vaksinën ta marrin sa më shumë njerëz, në mesin e të cilëve ka shumë shtatzëna dhe fëmijë. Deri më 10 janar, BioNtech thotë se ka prodhuar 33 milionë doza të vaksinën që është treguar 95 për qind efekte gjatë testeve klinike të kryera më parë.